E pabesueshme çfarë thotë Agim Veliu për Vjosa Osmanin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po punon për një parti tjetër edhe pse ende po qëndron në LDK. Sipas Veliut, veprimi i Osmanit quhet tradhti.

Gjithashtu, numri dy në LDK ka thënë se qëndrimi i Osmanit në LDK nuk ka më kuptim.

“Qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk është diçka e re në LDK. Ajo ka vepruar edhe më parë kështu. Ajo ka votuar edhe kundër kryeministrit të saj. Ajo vazhdimisht e ka dëmtuar partinë e saj. E të punojë kundër partisë së saj derisa qëndron është në LDK, kësaj nuk e di çka i thonë tjetër përpos tradhti kundër interesave të subjektit të saj”, është shprehur Veliu.

“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK’së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.

Tutje, Veliu i komentoi edhe deklaratat e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit, i cili tha në Pressing se “Nëse LDK’ja provon ta bëjë një qeveri pa VV’në, do të ishte grushtet”.

“LDK’ja nuk e ka në agjendë se çfarë qeverie do të bëhet pas mocionit. Megjithatë, unë nuk beso që nëse veprohet sipas kushtetutës do të bëhej çfarëdo grushteti”, shtou Veliu.