E rëndë, një burrë gjendet i varur në ballkonin e shtëpisë

Një burrë gjendet i varur në ballkonin e shtëpisë. Ai ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.

Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç.

Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.