E rrallë, babai e luftonte variolën 48 vjet më parë, sot e bija coronavirusin

E rrallë, babai e luftonte variolën 48 vite më parë, sot e bija coronavirusin

Janë raste të rralla në vendin tonë kur dy gjenerata doktorësh kontribuojnë kundër dy epidemive, në një distancë kohore prej afro gjysmë shekulli, transmeton Mediafokus.info.

Para 48 vjetësh, Dr. Agim Serhati u vu në ballë të epidemisë variola, ndërkohë që sot, e bija e tij, Dr. Rreze Serhati-Morina, po u qëndron afër pacientëve kundër pandemisë COVID-19, në QKUK.

Burri i saj, gjinekologu i njohur kosovar, Dr. Memli Morina, e ka bërë këtë rast publik, teksa me tregon se edhe pse janë shumë afër, nuk mund të takohen mes vete.

“Dy gjenerata në luftë kundër epidemive! Ashtu sikurse babai i saj Dr. Agimi para 48 vitesh, edhe e bija Dr. Rreze Serhati Morina po qëndron afër pacientëve – babai i saj luftonte variolën, kurse Dr. Rreze koronavirusin. Jam shumë afër saj e s’mund ta takoj! Me vullnetin e Zotit, do të bëhet mirë së shpejti!”, ka shkruar Dr. Memli Morina, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info

Mantelbardhët në Kosovë nga shumëkush po vlerësohen si heronjtë e vitit 2020. /Mediafokus.info/