‘I dehun jam” i bashkonte Mixhën Ramë dhe Nexhmijen

Artisti Lulzim Behxheti, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit, po vazhdon t`i rikthejë ikonat e shqiptarisë. Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të mëdhenj dhe të veçantë.

Kësaj here, Behxheti ka portretizuar legjendën e humorit shqiptar, Mixhën Ramë, të cilin e ka risjellë bashke me ‘Bareshën e madhe shqiptare’, Nexhmije Pagrausha, e cila kishte kenduar kengen e njohur ‘E dehur jam’ te shkruar dhe komponuar prej tij, shkruan mediafokus.info

‘Sot mu kujtua Mixha Rame, ndoshta figura me e kompletuar artistike ne gjith shqiptarine. Pse? Se pos “meseleve me kunxha” per politiken e ’80-tave, Mixha ishte edhe kangtar por pak e dijne se “E dehur jame” e kenduar nga ikona jone Nexhmie Pagarusha, e per te cilen kange thuhet te jete e kopjuar nga nje turk hebreik qe bani kariere ne Pariz,e ka shkruar dhe komponuar vet Mixha.

Qka po du me thane me kete, eshte se ne si milet jemi te prire t`ju japim atributet te tjereve per meritat e tona.

Qofsh i perjetshem o Mixhe, se ishe ai kandili i shpreses se neser behet me mire.

Ftimin e madh e kam njohur personalisht, e sidomos muhabetet me Nexhmijen te Ulpiana edhe te “Fatoni” ishin embelsire e veqante’. /mediafokus.info