E thotë infektologu: Testet për virus janë të gabuara

Një mjek ka ngritur dyshime sa i përket testimeve për virus. Ai nuk beson se rezultatet janë reale. Infektologu Vello Markovski theksoi se statistikat nga testimet me PCR testet janë të gabuara dhe jo reale.

Ai shprehet se që nga fillimi, autoritetet shëndetësore nuk është dashur të shkojnë me testime PCR sepse kjo metodologji nuk e tregon fotografinë reale të pacientëve.

Në një emision televiz, ai thotë se duhet të bëhet dallim mes infeksionit dhe sëmundjes infektive. Gjegjësisht, nga të gjithë të testuarit në ditë, pozitiv realisht janë vetëm 1 përqind e tyre, percjelle tetovasot.com

“Shumë u është dhënë rëndësi këtyre numrave në këto raporte ditore, por ato numra nuk janë reale. Kemi marë metodologji të gabuar dhe na bën shumë panikë dhe dëm me shtetet fqinje, lidhur me mbylljen e kufijve. Ne bëjmë një numër të caktuar të testeve, diku nga 1500 deri në 3000 në ditë me këtë PCR teknologij, dhe marim një statistikë përafërsisht rreth 10% pozitiv. Mirëpo këto pozitivë disi prezantohen si të infektuar si të sëmurë, që nuk është e vërtetë. Krejtësisht ndryshe do të ishte fotografia nëse ne themi se sot kemi bërë 3000 testime, nga këto 300 janë pozitive, por simptoma kanë 20 apo 30. Kjo është fotografia reale sepse dallimi është i madh mes termeve infektim dhe sëmundje infektive”, është shprehur Markovski.

Ai sqaron mënyrën si infektohet njeriu me Covid dhe çfarë do të thotë të meret strishio nga hundët dhe fyti.

“Me PCR teknologjinë ne marim strishio nga rrugët e larta respiratore dhe kërkojmë sekuenca. Të mos hymë në atë se vet virusi ka rreth 30 mijë sekuenca, ndërsa testi mund të mer dy apo katër sekuenca. Nuk do të thotë se virusi do të krijojë sëmundje. Ekzistojnë disa opsione me viruset, ndoshta virusi rastësisht ka qenë aty, në të ardhmen shkenca do të kontribojë me zbulime të reja. Pasi virusi të futet në organizëm, kjo tanimë është infektim, por nuk do të thotë se kemi sëmundje. Ky infeksion më tej mund të kapet me testet serologjike”, ka sqaruar Markovski.

Ai është i mendimit se PCR metoda nuk është e mirë dhe paraqet rezultate jo shumë të sakta. Testimet sipas tij duhet të jenë serologjike.