E tmerrshme: Gruan e sulmon fizikisht, motrën e mitur – seksualisht

Përmes raportit 24-orësh, policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një të person, i cili dyshohet se gruan e ka sulmuar fizikisht, ndërsa motrën e mitur e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas policisë, i njëjti ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

E mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Kosovar, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./mediafokus.info