Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Puplike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të rejam e koronavirus.

Numri total i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 86.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.