Edhe Elvis Naçi infektohet me koronavirus

Hoxha dhe humanisti Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook, ku i uron të shkuara atij dhe çdo pjesëtari tjetër të familjes.

Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do t’i bëjë testin.

“Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Covid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.

Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. Ditët e fundit kemi pasur një rritje të shifrave të të infektuarve, ku vetëm ditën e sotme rezultuan pozitivë 3 politikanë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.