Edhe gruaja e heroit Agim Ramadani tmerrohet nga pëlqimet e shqiptarëve për Ceca Raznatoviçin

Këngëtari Genc Prelvukaj zbuloi se një numër i përcjellësve të tij në facebook kishin pëlqyer njëkohësisht edhe gruan e kriminelit serb, Zhelko Raznatoviç, këngëtaren Ceca Raznatoviç dhe këtë fakt ai e bëri publik.

Reagimet e publikut qenë të shumta. Si është e mundur që të pëlqehet gruaja e një personi që ka udhëhequr dhe ka kryer krime ndaj popullsisë civile në Kosovë, pyesin ata.

Këtë pyetje e ka ngritur edhe gruaja e heroit tonë, Agim Ramadani, Shukrija, e cila po ashtu ka gjetur se përcjellës të saj virtualë kanë pëlqyer Cecën.

‘Të falemnderit Genc Prelvukaj që na i çele sytë të shohim kë kemi për miq virtual në Fcb. Fatkeqësisht u tmerrova sot kur gjeta një numër jo të vogël të përcjellësve të fb sime që janë edhe miq që pelqejne Ceca Raznatovic, gruan e kryekriminelit serb qe beri masakrat me te medha mbi shqiptarë, mbështetësen e paskurpull qe frymezoi kriminelet para masakrave kunder shqiptareve.

Per ata qe mendojne qe muzika nuk njeh politikë, ju them qe nuk behet fjale per politike, por per krime kunder njerzimit, gjenocid të vrazhdë ndaj popullit të pa fajshėm.

Arti eshte ai qe i kundervihet te keqes dhe ai/ajo qe nuk ben kete dallim, nuk me duhet ne mesin e miqve te mi, qofshin edhe virtual!’