Edhe një i ri humb jetën nga COVID-19

Edhe një person e ka humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë. Ky është Ardian Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit.

Lajmin tronditës e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se i ndjeri është nipi i tij.

“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me Covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!

E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!

Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj.