Edhe stafi i bibliotekës në Gjilan, në pikëllim për humbjen e lexuesit të saj të dalluar

Vdekja tragjike e 25-vjeçarit, Agon Musliu ka pikëllar edhe stafin e Bibliotekës “Fan Noli” në Gjilan, ku ai ishte lexues i rregullt.

Musliu ishte shpallur “lexues i dalluar” në vitin 2007.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Agon Musliut-student, që në vitin 2007 ishte shpallur Lexues i Dalluar i Bibliotekës sonë.

Në emër të kolektivit të Bibliotekës së Qytetit “Fan S, Noli” dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëlllime familjes dhe kolegëve të tij studentë”, thuhet në reagimin e saj.

Përndryshe, Agoni ka qenë i pasionuar pas librit.

Në nivelin fillor dhe të mesëm është dalluar prej nxësnësve tjerë. Me sukses të lartë i ka përfunduar edhe shkencat kompjuterike në Prishtinë, ku i ka impresionuar edhe profesorët me sukseset e tij.

Në Gjermani, ai kishte udhëtuar në fillim të muajit mars, pak para se të mbylleshin kufijtë si pasojë e pandemisë, për t’i ndjekur studimet master në drejtimin e shkencave kompjuterike./mediafokus.info