Edita Tahiri: Deri në Nish i kemi tapitë

Politikania kosovare, ish-kryenegociatarja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, i ka rikujtuar shtetit fqinj se shqiptarët kanë tapi të tokave deri në Nish, prej nga ishin përndjekur me dhunë gjatë historisë.

Ajo tregon se derisa ka qenë në krye të negociatave me Serbinë, sa herë që është tentuar të flitet për ndryshimin e kufijve, ia ka bërë me dije serbëve se tokat shqiptare janë deri në Nish dhe si dëshmi i kanë tapitë.

Ja postimi i plotë i Tahirit:

Për shtatë vjet sa e kam udhëhequr unë dialogun e Brukselit, nuk kam lejuar asnjëherë hapjen e temës se kufijve. Kur pala serbe ka provuar ta përmend këtë çështje nëpër korridore, ua kam thënë se tokat shqiptare janë deri ne Nish dhe për këtë i kemi tapitë….dje në Konference edhe njëherë ua bëra me dije pjesëmarrësve dhe mediave këtë qëndrim të prere timin në mbrojtje të shtetit dhe kufijve të Kosovës, ka shkruar ajo në profilin e saj digjital.