Ekskluzive: Burimi i fundit i Coronavirusit në Gjilan është nga shteti fqinj

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot edhe 20 raste të reja pozitive me Coronavirus, raporton Mediafokus.info.

Kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se rastet e fundit janë si pasojë e kontakteve me nëntë të infektuarit te fundit..

“#Dita100. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 20 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit. Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distantim social”, ka shkruar Haziri, trasmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, Mediafokus.info merr vesh nga burimet brenda IKSHP se rastet e fundit janë si pasojë e kontakteve me policët kufitarë, të cilët dolën pozitivë ditë më parë.

Ndërsa, sipas IKSHP, policët shqiptarë të kufirit janë infektuar nga një polic kufitar maqedonas, pasi bëhet fjalë për kufi të integruar dhe kanë bashkëpunim të përditshëm.

Rezultatet e 20 rasteve pozitive janë nga testimet e datës 18 qershor, ndërkohë që akoma nuk janë bërë testet e datave, 19, 20 dhe 21 qershor.

Këto vonesa në testime, kanë shkaktuar jo pak kritika nga ana e eksponentëve të Komunës së Gjilanit.

“Kjo dukuri e vonesava të rezultateve po ndikon negativisht, në uljen e rasteve dhe është kundër qëllimeve të vetë IKSHP-së. Pacientët potencial me COVID19, të cilët presin për rezultate nga dy ose tri ditë, janë rreziku kryesor potencial i rritjes dhe shumëfishimit të pandemisë tek qytetarët”, ka qenë reagimi i nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, më 19 qershor./Mediafokus.info/