Eksperti britanik: Vaksinat nuk do t’i japin fund pandemisë

Fillimi i pritshëm i programeve të vaksinimit publik kundër COVID-19 në muajt e ardhshëm do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit, por nuk do t’i japë fund pandemisë, tha sot një ekspert britanik.

“Dyshimi im është se vaksinat do të funksionojnë pak”, tha John Bell, profesor mjekësie në Universitetin e Oksfordit, në një konferencë virtuale të organizuar nga Shoqëria Mbretërore e Mjekësisë, me qendër në Londër.

“Vaksinat nuk do të sigurojnë imunitet të plotë, por do të ulin efektet e sëmundjes, kështu që patjetër ia vlen të përdoren në popullatë”, shtoi ai.

Bell, i cili gjithashtu është këshilltar qeveritar për Shëndetin Publik, theksoi se kulmi i dytë i COVID-19 ka të ngjarë të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.