Emocionohet Lutfi Haziri: Dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Europën

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka ngritur Kupën e Kampionit të Superligës, bashkë me futbollistët e kryesinë e Dritës, pas ndeshjes me Ballkanin, në Suharekë, raporton Mediafokus.info.

Përmes një statusi në profilin e tij, Haziri ka thënë se dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Europën.

“#Drita kampion, #Gjilani nënkampion. Dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Europën.  Urime titullin e kampionit së Superligës lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli”.

“Urime, po ashtu, lojtarëve të SC Gjilanit, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentit të klubit, z. Florim Zuka, për sigurimin e pjesëmarrjes në garat europiane. Përshëndetje nga Kryeqytetit i Sportit!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/