Emocionuese: Plaku që nuk kishte munguar për 17 vjet në xhami, ulet i vetëm në hyrje

Një foto është duke e bërë xhiron e botës, ku plaku po qëndron i ulur në hyrje të një xhamie, e cila është mbyllur si preventivë kundër Coronavirusit.

Doktori Jeton Zenuni ka shkruar në faqen e famshme Familja dhe Shëndeti se “përderisa qëndron pranë xhamisë së mbyllur, me lot në sy ky plak tha: Nuk kam munguar në namazet me xhemat për 17 vite rresht!”, transmeton Mediafokus.info.

Në këtë të premte, pas situatës së pandemisë së Coronavirusit, të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës janë mbyllur, pas rekomandimit të institucioneve kosovare dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava./Mediafokus.info/