Është shumë e rëndësishme të dini reagimin e organizmit tuaj ndaj disa ushqimeve

Anila Kalleshi, dietologe klinike

Organizimi i njeriut, jo të gjitha ushqimet i pranon njësoj. Disa prej nesh janë të ndjeshëm në disa ushqime të caktuara, disa në të tjera.

Kjo varet nga shumë faktorë, prandaj është tepër e rëndësishëm të dini se në cilat ushqime reagon organizimi juaj.

Nëse keni vështirësi për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit, nëse shfaqni simptoma, si diarre, konstipacion, meteorizëm, përzierje, zorrë të irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqendrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj), atëherë organizmi juaj po jep sinjale se diçka nuk është duke funksionuar si duhet.

Këto shenja nga trupi juaj, nuk duhet injoruar assesi, sepse janë tregues i qartë që diçka nuk është në rregull me të ushqyerit.

Një test i thjeshtë i intolerancës ushqimore, që kryhet përmes marrjes së një kampioni të flokut, ju tregon se cilat ushqime duhet t`i largoni nga menyja juaj.

Mos harroni se intoleranca ushqimore, është një test i thjesht, por shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj.

Përcaktimi i intolerancës kundrejt ushqimeve dhe shtojcave ushqimore, është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara.

Prandaj, mos lejoni  që organizimi juaj të vuaj nga ushqimet që nuk i përshtaten atij, sepse ne hamë për të jetuar dhe nuk jetojmë për të ngrënë.

Jeta e shëndetshme, është çelës i të gjitha sukseseve tjera në jetë./Mediafokus/