Evi është sinonim i vullnetit dhe i shpresës për jetë

Abdullah Evi Berisha është tifoz i zjarrtë i Kombëtarës së Kosovës dhe njeriu i flaktë i Klubit Futbollistik “Drita”.

Evi është njeri i dashur, i respektuar dhe njeri i cili të jep vullnet e shpresë për jetë. Ai rrjedh prej një familje intelektualësh, të cilët si motiv të tyre jetësor kanë imazhin e përcaktimit të identitetit të tyre.

“Të qëndrosh përballë Evit, është mundësi e jashtëzakonshme që ta kuptosh jetën, rolin e saj, si dhe dashurinë e madhe ndaj sportit”, ka shkruar nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli pas një takimi me Evin.

Ky është postimi i tij:

Pasionuesit më të mëdhenjë të sportit, njihen si njerëz vullnetplotë e ambicioz edhe për jetën.

Evi, përban një personalitet të pastër njerëzor, një kulturë të veçantë, dhe, brenda bisedave të tij, mund të gjesh vetëm fjalë të mira e miradie.

Evi gëzon një respekt të veçantë nga kolegët tifozë, e veçanërisht, nga ekipi i bardhë e kaltërve, dhe, ekipi kombëtarë. Atë mund ta gjesh në çdo fushë sportive kur këto dy ekipe zhvillojnë ndeshje.

Tifozllëku i tij, krenaria për identitetin e tij, dhe, arritja e titujve nga këto ekipe, Evin, e bënë të ndihet jashtëzakonisht krenarë dhe të lumtur, që i përketë kësaj shoqërie.

Evi, humbjen nuk e don fare, mërzitet shumë, dhe, këto momente nuk e bëjnë të ndihet aspak mirë.

Përveç, ekipit të “FC Drita” dhe Kombëtarës së Kosovës, Abdullah Berisha-Evi, ka në zemër edhe klubin e madh Italian, Interin, ndërsa idol ka legjendën e Interit, Javier Zanettin.

Ky njeri, i jep epitet dhe ndershmëri tifozllëkut vendor, nga i cili mund të arrijmë të mësojmë shumë dhe, të shtojmë edhe më shumë dashurinë për njerëzit dhe ekipet në veçanti.