Facebookut ia sheh sherrin edhe komandanti i Policisë në Skënderaj

Policia e Kosovës ka suspenduar nga detyra komandatin në Skenderaj, Bastri Durmishi. Shkak ka qenë një postim i tij në facebook. Shefi i Policisë, Rashit Qalaj, e ka konfirmuar për Gazetën Express, suspendimin e komandatit.

“Po. Është suspenduar për një postim në Facebook”, ka thënë Qalaj.

Ai nuk ka treguar për përmbajtjen e postimit të Durmishit.

Ky nuk është suspendimi i parë që po bëhet në Policinë e Kosovës për shkak të postimeve me kryesisht me përmbajtje politike, që po bëjnë zyrtarët policorë.

Qalaj ka marrë vendim që zyrtarët policorë të mos bëjnë komente në rrjetet sociale, me përmbajtje që ndikon në pozitën e tyre.

Ditë më parë është raportuar për një thirrje që ka përkrahuar zyrtari i Policisë, Fisnik Millaku

Ai u suspenduar pasi në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë./mediafokus.info