Familjarizmi në KBI’në e Gjilanit: Dy vëllezër në Këshill

Pas rizgjedhjes së Naim Aliut kryetar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sapo ka bërë publike përbërjen të Këshillit.

“Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për mandatin 4 vjeçar (2020/24) u rizgjodh Naim ef Aliu, ndërsa anëtar të këshillit për këtë mandat janë: Iljaz Mustafa,Januz Leka, Jusuf Mustafa, Zijadin Leka, Xhemaludin Kadriu, Driton Bekteshi, Nazmi Kazazi, Rashit zylfiu, Mirzad Rexhepi dhe Burhan Zejnullahu. Agim Hyseni 21.02.2020”, thuhet në njoftimin e KBI’së.

Por, në kryesinë e KBI-së janë zgjedhur hiç më pak se dy vëllezër: Jusuf dhe Iljaz Mustafa.

Iljaz Mustafa për dy mandate ka qenë kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ndërkaq vëllai i tij, Jusufi, shërben si imam në xhaminë e lagjes Arbëria.

Sipas një imami të një xhamie në Gjilan që ka folur për MediaFokus, plot hoxhallarë eminent kanë mbetur jashtë kryesisë së KBI’së.

Ndryshe, kryetari dhe kryesia e re ka mandat katër vjeçar./MediaFokus/