Farka, emër që flet shumë për Gjilanin

Mjafton të thuash FARKA dhe ta kuptosh për kë e ke fjalën. Emri i tij flet mjaft në Gjilan. Farka është formulë.

Për Farkën ka bërë sot një dedikim të veçantë dr Shevqet Mehmet:

Nuk ka nevojë të thuhet FAREDIN SHERIF.

Njeriu që i dha mjaft futbollit dhe kulturës.

Njeriu që edukoi kuadro në tri gjuhë nga lënda e matematikës.

I thjeshtë, me qëndrim të një efendiu, që në fjalorin e vet ka vetëm fjalë ëmbëlsie, që mendon për çdo moment në mënyrë pozitive.

Njeriu që me punën e vet, sjelljet e veta, me fjalorin e vet të inspiron të ecësh përpara, ta duash njeriun, të pasurosh shpirtin kur je me të në shoqëri.

Për mua si dr. Shevqeti gjithnjë Farka ka qenë inspirim si njeri, si mësimdhënës, si sportist.

Një falenderim që më inspiron të eci me sy para, të mendoj pozitivsht si Ju, ka shkruar dr Shevqet Mehmet.

Vërtet Farka është njeri i veçantë, ēshtë vlerë për Gjilanin, prandaj me të drejtë është nderuar me titullin “Nderi i Qytetit” nga Komuna e Gjilanit./mediafokus.info