Fillojnë punën Qendrat e regjistrimit të automjeteve

Qendrat e regjistrimit të Automjeteve, ndonëse me staf të reduktuar janë duke punuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.

Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës  Publike, kanë konfirmuar rifillimin e punës së Qendrave të Regjistrimit.

“Janë duke punuar me staf të reduktuar esencial për t’i kryer shërbimet” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Më tutje ata kanë bërë të ditur se si pasojë e pandemisë COVID-19 numri i automjeteve të pa regjistruara është 52, 421./mediafokus.info