Fillon pagesa për përfituesit ‘Masa 15’, shumë prej tyre janë asistuar nga Qëndresa Shala
Fillon pagesa për përfituesit ‘Masa 15’. Ministria e Financave dhe Transfereve ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale, Nr. 01/19, dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Nr. 31/2020, përkatësisht masën 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.
Gjithashtu njoftohen aplikuesit e masës 15 se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.
Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që: Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19.
Një numër i këtyre aplikuesve nga komuna e Gjilanit, janë ndihmuar në plotësimin e formularëve online nga Qëndresa Shala, e cila e ka bërë këtë punë vullnetarisht për ata persona të cilët, qoftë për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike, apo qoftë për të mos njohjes së procedurave, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjmë vetë aplikimin./mediafokus.info