Fisi indogjen vret me shigjetë ekspertin brazilian

Një ekspert brazilian është vrarë nga një shigjetë në gjoks nga fisi indogjen në zonën e izoluar të Amazonës.

Rieli Franciscato u gjet i vdekur të mërkurën në një rajon të largët të shtetit Rondonia në veri-perëndim të Brazilit.

56-vjeçari po monitoronte në këtë zonë një fis si pjesë e punë së tij të përditshme për agjencinë indogjene të qeverisë, Funai.

Një organizatë e themeluar nga Franciscato e përshkruan atë si një person të shkëlqyer, serioz dhe që e bënte me pasion punën e tij.

Shoqata e Mbrojtjes Etno-Mjedisore e Kanindes të cilën eksperti brazilian i ndihmoi për ta hapur në vitin 1980, shprehen se fiset indogjene nuk janë të aftë të dallojnë se kush miku apo armiku i tyre nga bota e jashtme.