Fondacioni ‘Vjosa’ bën bashkë pesë çika të forta shqiptare

Fondacionit ‘Vjosa’ të artistit kosovar nga Gjilani, Lulzim Behxheti, i cili është një projekt për të ndihmuar fëmijët autikë përmes artit, i është bashkuar edhe diva e muzikës, Adelina Ismaili.

Vendimi i Adelinës është mirëpritur nga Behxheti, i cili ka shkruar: ‘Tani u bënë 5 çika të forta bashkë, Vjosa, Rita, Erza, Alea dhe Adelina’.

Ndërkaq, vetë Adelina ka shkruar: ‘Jam e nderuar t’iu prezantoj njërin nga 600 portretet e fondacionit “Vjosa” për fëmijët autikë, të cilët kanë nisur iniciativën për të ndërtuar shtëpinë e fëmijëve autikë në Kosovë dhe Shqipëri.

Ky fondacion që tashmë mbështetet nga një numër i madh i organizatave botërore, ka një mike dhe ambasadore nga sot. Të faleminderit ‘Vjosa’ që më zgjodhe.

Urime z. Lulzim për nismën fisnike. Faleminderit mikja ime e bukur Nora që na bëre të mundur të kontaktojmë. Me fat!’, ka shkruar Adelina Ismaili. /mediafokus.info