Forcat serbe vranë edhe shitësin e qumështit, Ajet Isaku

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka vizituar familjen e Ajet Isakut në Velekincë, i vrarë më 17 prill 1999, nga forcat serbe.

“Kjo është një familje e ndershme, e cila përbëhet nga njerëz me vlera dhe intelektualë të dëshmuar. Pjesë e saj  ishte edhe Ajet Isaku, një person i ndershëm, punëtor i madh dhe blegtor i suksesshëm”, ka thënë Ismajli.

Ajeti nuk ndalej së punuari për ta mbajtur gjallë familjen e tij. Nga baca Ajet u furnizuan me qumësht shumë familje gjilanase.

Ishte trim e bujar. Nuk i trembej syri nga asgjë, sepse punonte ndershëm dhe, mbi të gjitha, kishte krijuar një besim të madh tek njerëzit. Por atë e ndjeku fati i keq dhe jetën ia mori plumbi i armikut.

E donin dhe e adhuronin fortë shitësin e qumështi aq të mirësjellshëm.

“Por, Ajet Isaku, përherë do të mbetet në kujtesën e çdonjërit prej nesh, pasi që, ai nuk i kishte bërë keq askujt, e mbi të gjitha, as armikut, i cili nuk e klasifikoi askënd, për të vrarë e masakruar shqiptarë”, ka thënë Ismajli. /mediafokus.info