Fotografia që ngjallë nostalgji te normalistët e dikurshëm të Prishtinës

Djali i heroit, Mulla Idriz Gjilani, Isa ka rikujtuar sot kohën e shkollimit. Normalisti i atëhershëm i Prishtinës, ka publikuar një foto nga albumi i tij, ku pos maturantëve, shihet edhe profesori Ahmet Mumxhiu.

Fotografia ngjallë kujtime dhe nostalgji te gjenerata, sepse nuk dihet nga i kanë shtyrë valët e jetës këta djelmosha e vajza te asaj kohe dhe nuk dihet nëse të gjithë janë ende gjallë, shkruan Mediafokus.info.

“Duke shfletuar albumin tim personal, me ra ne sy dhe perzgjodha kete fotografi te kujtimeve te mehershme. Vitet shume shpejt kalojne, mirepo kujtimet mbeten te pa shlyera.

Kjo fotografi paraqet nje pjese te maturantave te shkolles se mesme – Normale në Prishtine, me profesorin e matematikes, Ahmet Mumxhiu”, ka shkruar Isa./Mediafokus.info