Franca regjistron rekord rastesh të reja me coronavirus

Franca ka regjistruar rekord të rasteve të reja të infeksionit me Coronavirus që prej 30 marsit kur hoqi masat e bllokimit, raporton Mediafokus.info.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Francë janë shënuar 6,111 raste të reja pozitive, deri shifra më e lartë ka qenë e 30 marsit – 7.578.

Mediat raportojnë se kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se coronavirusi është i përhapur te popullata franceze katër herë më shumë se një muaj më parë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë shkon në 297 mijë, ndërkaq rreth 30 mijë persona kanë ndërruar jetë./Mediafokus.info/