Furra ‘Zeka’ në Kamenicë jep bukë falas për syfyr

Furra e bukës ‘Zeka’ në Kamenicë do të shpërndajë bukë falas për syfyr për të gjithë qytetarët.

Në të vërtetë, bukën e ka paguar një qytetar, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Të nderuar qytetarë të komunes së Kamenicës, sonte me datë 26.04.2020 në syfyr buka do te jetë falas për të gjithë, te Furra ‘Zeka1’ (mbrapa IP petrol ose përballë gjimnazit Ismail Qemali).

Buka është paguar nga një bashkëqytetar yni që vendosi të jetë anonim e të cilin e falenderojmë shumë. Agjerim sa më të lehtë!”./mediafokus.info