“Fushëbeteja” e Mesdheut lindor: Emiratet e Bashkuara Arabe krah Greqisë

Emiratet e Bashkuara Arabe po dërgojnë aeroplanët e luftës në ishullin jugor grek të Kretës, për trajnime të përbashkëta me forcën ajrore greke, thanë zyrtarët e Athinës ndërsa tensionet ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë fqinje vazhdojnë.

Zyrtarët thanë se midis dy dhe katër avionë luftarakë nga Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të vijnë në një bazë detare gjatë fundjavës dhe se ata do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me aviacionin grek javën e ardhshme.

Të dy vendet janë rivale të Turqisë

Emiratet janë një rival i madh i Turqisë, e cila nga ana e saj është një rivale historike rajonale e Greqisë.

Dubai dhe Ankaraja mbështesin fraksionet rivale në luftimet në Libi.

Turqia është gjithashtu e pakënaqur me vendimin e Emirateve për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.