Gani Geci – Qeverisë: Më mbuloni shpenzimet si Sylejman Selimit dhe të tjerëve

Njëri nga eksponentët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Gani Geci, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, raporton Mediafokus.info.

Gani Geci i LDK’së, sot ka bërë të ditur se është ftuar për intervistim nga Prokurori i Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.

Geci në Facebook ka shkruar se nuk do të angazhojë avokat e se në Hagë do të shkojë në muajin shtator, por ai ka thënë se pas kthimit nga Haga do të paraqes kërkesë për t’ia mbuluar shpenzimet në Qeveri.

“Pasi të kthehem nga Haga, nëse do të kthehem, Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqes kërkesën që të m’i mbulojë shpenzimet mia, njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj qe t’i mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj”, ka shkruar Geci./Mediafokus.info/