Gazeta serbe shkruan për mburrjen e pilotës shqiptare që e bombardoi Serbinë

Gazeta serbe “Espreso’, i ka kushtuar një artikull të veçantë pilotës shqiptaro-amerikane, Faruza Kalaba, e cila për 78 ditë ka bombarduar Serbinë, në vitin 1999.

Mediafokus.info e sjell të plotë në gjuhën shqipe artikullin e kësaj gazete, të boruar në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO’s, një vit më parë.

Shqiptarja e cila drejtonte një aeroplan të NATO’s, dhe akoma është krenare për të: Ajo bombardoi Serbinë, dhe kjo është arsyeja pse ajo mburret

Kjo është Faruza Kalaba, një Amerikane me prejardhje shqiptare që mori pjesë në agresionin e NATO-s !

Nuk ka shumë ushtarë të ndershëm të cilët me kënaqësi do të mburren se si nga ajri kanë qëlluar ura, fabrika, treg, tren, shtëpi… Dhe ata që e bënin atë me detyrë do të thoshin, “ishte një ndërhyrje, dhe unë jam thjeshtë një ushtar”.

Por, në histerinë e përhapur që rrethon glorifikimin e paktit të NATO-s në Kosovë, tani u shfaq një pilote, femër, një shqiptare nga babai i saj, dhe një ukrainase nga nëna e saj, e cila me krenari thotë se ajo mbrojti “atdheun e babait” të saj nga ajri, njoftojnë mediat.

Sipas mediave shqiptare, kjo grua, një pilote (63), lindi në Damask, por u transferua në Çikago.

Emri i saj është Faruza Kalaba. Ajo  ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në Illinois në vitin 1989.

Në një nga intervistat thoshte se misioni i saj ishte njerëzor dhe shpëtimtarë, por që të gjitha mbartnin një simbolikë më të madhe.

Në një pyetje të tillë, gruaja shqiptare u përgjigj se bombardimi i Serbisë ishte shumë i rëndësishëm për vendin e origjinës së babait të saj dhe se ajo ishte krenare që kishte marrë pjesë në të.

Si flet me “ndërmarrjen” e saj e gjithë familja krenohet dhe ata shpesh flasin për këtë para fëmijëve…

Ajo, gjithashtu, pati mundësinë të qëndrojë në vendin ku hodhi bomba, në Serbi, Kosovë dhe Metohi.

Babai i saj ishte, gjithashtu, një figurë ushtarake, por fëmijët e saj, thotë se nuk tregojnë ndonjë interes të tillë.

Karriera e saj e pasur ushtarake përfundoi pikërisht me bombardimin e Jugosllavisë, atdheun e babait të saj, të cilin ajo pretendon se ka  qenë duke e çliruar.

Ndërsa, agresioni i NATO-s po kontestohet gjithnjë e më shumë, shqiptarët në Kosovë janë entuziastë të apasionuar pas bombardimeve.

Ata na japin gjithnjë e më shumë surpriza, dhe përveç përmendoreve për Klinton-in dhe NATO-n, ata e kanë edhe shqiptarin e parë të vogël që u emërua pas Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

(Përktheu dhe përshtati: Arta Hasani)