Gazetari i RTK’së godet ashpër Kurtin: Është më i rrezikshëm se coronavirusi

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Asdren Agushi, ka goditur ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, Agushi ka thënë se Kurti është më i rrezikshëm se coronavirusi.

“Virusi K-06.10 i rrezikshem sa COVID-19”, e titullon statusin e tij Agushi, derisa kritikon të gjithë ata që sollën në krye të qeverisë ish-liderin e opozitës, transmeton Mediafokus.info.

Ja statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i gazetarit Asdren Agushi:

Virusi K-06.10 i rrezikshem sa COVID-19

Meqë po kemi kohë me ndejt ma shumë brenda se jashtë, varësisht prej obligimeve dhe detyrave në situatën e krijuar, po kemi mundësi edhe me mendu edhe mi analizu shumë gjana.

Më 06 tetor, Kosovës ia sollët virusin duke ardh masovikisht për me votu. Ju lumtë, gjithsesi ua dimë për nderë!

Tash pse i keni shti veshët në lesh kur na qut për lesh neve që jetojmë në këtë vend? Pse jeni struk në strofullin e rrezikut nga gjahu? Pse po frigoheni nga qeni që e ushqyet? Hahahaha.. po frigoheni që po ju kafshon? A po jo?! Sa të mjerë! Mos u frikësoni asnjëherë, neve po na kafshon dhe përbinë ky përbindësh që na e krijuat.

Nga përvoja jetësore shumë e madhe në ceremoni të ndryshme të varrimeve dhe nga vizitat në varreza deri më sot nuk kam lexu ndonjë epitaf që thotë: “Vdiq nga marrja”.

As për ju nuk do të shkruhet një i tillë, pa gajle.

Na e sollët një virus K 06.10 deri te Korona më 13 mars.

Shuniiiiiiiii!!!! Ju edhe ata që ja mbajnë zhagin atyre që vijnë në qeverisje.

Qeveri e Facebook-ut dhe rrjeteve sociale. A nuk po ju vjen marre me përkrah dikend që del në konferenca populliste a? Marre!!! A po të vjen marre kryeministër Ty që po del me këso mesazhe bajate?!!!

Pse nuk ke kokërr marre që po tenton me ua vjedhë punën matelbardhëve, heronjëve që janë duke e bërë punën e vetë. Një kryeministër nuk duhet me dalë me na tregu se duhet t’i pastrojmë duart – ajo është punë, detyrë dhe mesazh i këtyre heronjëve që vërtetë po e kryjnë punën dhe janë më të rrezikuarit.

Kryeministër, merru me menaxhim të situatës, leri konferencat protokollare, merru vërtet me njerzit e Tu, të bizneseve që i keni kriju dhe nuk i keni dhënë llogari kurrë dhe asnjëherë këtij vendi dhe qytetarit se nga i keni pas gjithë ato mjete financiare si mbështetje deri sa erdhe në krye të qeverisjes. Tash e sa ditë, keni kërcënuar bizneset përshkak të çmimeve, por, po del që pikërisht disa nga bizneset që po e shfrytëzojnë situatën janë pikērisht nga njerzit e Tu, madje edhe nga ata që i pate nominuar që të qeverisin, siç është rasti i Gjilanit.

Kryeministër, nëse ke probleme personale të qëndrimeve dhe personalitetit, nëse ke çrregullime nuk është marre të kërkoni ndihmë!

Kosova ka profesionistë, nëse nuk keni besim te Ta, ju e keni një mundësi që jo të gjitë Ne e kemi, kerkoni ndihmën tek miqt Tuaj, ju keni edhe një mundësi tjetër.

Kryeministër, nuk ta kemi me borxh me na mbajt vajz mediatik. Shnoshu prej komplekseve. Kerko ndihmë se nuk është marre!!!

/Mediafokus.info/