Genc Prelvukaj: Abazoviç, një shqiptar drejt asimilimit të pavetëdijshëm

Këngëtari shqiptar me origjinë nga Mali i Zi, Genc Prelvukaj, i ka bërë një “skanim” interesant figurës politike të politikanit Dritan Abazoviç.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Prelvukajt:

“Dritan Abazovic eshte nje shqiptar qe mesa duket eshte drejt asimilimit te pavetedijshem. Nje demagog i theksuar me luhatje te pabesueshme ideologjike. Partia e tij Ura eshte e pozicionuar ne vendin e peste ne vendin e tij te lindjes, ne Ulqin, ndersa ne zonat tjera ku jetojne shqiptaret eshte teresisht inekzistente. Ky argument eshte indikator i qarte qe ka nje hendek te madh mes shqiptareve dhe tij. Me njohurite e para, shumica e elektoratit i derivon nga njerez me bindje me proserbe se sa properendimore, gje te cilen mundohet ta kamufloje si elektorat bazuar mbi ndjenjen qytetare.

Rreshtimi i tij perkrah forcave ultranacionaliste serbe, krijon nje pasqyre te menjehershme mbi krizen identitare. Eshte paradoksal ne secilin veprim publik. Nder bashkesine shqiptare promovohet si shqiptar i madh derisa eshte kthyer ne aleatin kryesor te forcave nen ndikimin e politikes nacionale serbe. Abazovic eshte shprehur per bashkepunim me ata qe kane protestuar e festuar me flamuj serbe, me thirrje serbe dhe asesi me ngjyrim shteteror malazez. Me partite proserbe qe kane pasur ne platforme cnjohjen e Kosoves, mos inkuadrimin ne Nato, nderlidhje te fuqishme me shtetin Serb deri te shqyrtimi i shtetesise se Malit te Zi.

Eshte paradoksal edhe ne faktin qe brenda bashkesise fetare privatisht deklarohet mbi perkatesine islame ndersa nga ana tjeter ka lidhur aleance me mitropolitin Amfilohije qe para pak kohesh Islamin e kishte quajtur religjion te rrejshem dhe te demshem.

Dritan Abazovic, eshte teresisht naiv nese mendon qe ambiciet e tija, ne aleance me forcat opozitare mund te shkojne me shume se kaq. Aq sa bene kariere te lavdishme Riza Beg Kryeziu, vellezerit Draga etj ne parlamentin serb te Pashiqit me shoke. Forcat proserbe jane mobilizuar dhe financuar kunder kryetarit “Milo Djukanović” vetem pse ka goditur serbizmin e tyre keshtu qe mos te flasim qe ata mund ta durojne nje shqiptar me lart se kaq.

Kontaminimi i figures se tij dhe nderlidhja shpirterore dhe politike me serbet kishte filluar kur, pa asnje argument shkencor dhe asnje fakt te mireqene e cilesonte ne media Skenderbeun si serb. Ne kete kontekst, e ben te dyshueshem edhe titullin e tij shkencor dhe menyren e marrjes se tij. Sepse ne rast te studimeve meritore nje konkluzion i tille perkunder argumenteve shkencore, ta ben shume te dyshueshem nivelin profesional dhe diplomen.

Ne nje interviste per portalin serb “Blic”, deklarohej se duhet ti forcojme lidhjet me serbine sepse e kemi vendin me te afert ( mi moramo da gradimo najblizu susedsku politiku narocito sa Srbijom, jer nam je najbliza). Me termin “nam je najbliza” e perfshin edhe veten. Abazovic nuk ngurroi as te niset i pari te ambasadori rus me Amfilohijen edhe kur kryetari i levizjes proserbe Krivokapic nuk kishte gjetur kohe per te shkuar. Nderlidhja e tij me Amfilohijen dhe pasuesit e tij eshte shume, po shume evidente. Sa per perkujtim Amfilohije eshte njeriu me radikal kunder pavaresise se Kosoves, shto ketu edhe urrejtjen ndaj religjioneve tjera. Ne nje rast Mitropoliti serb kishte arsyetuar edhe vrasjen e boshnjakeve muslimane ne Bosne.

Ne shtetin serb, dy ditet e fundit, ne organizatat djathtiste ekstreme ka pasur feste. Grupe ultranacionalistesh serbe, tifoze radikale dhe individe te ngjajshem, permes flamujve serbe dhe ikonografise cetnike kane festuar anembane Serbise. Ky eshte indikator qe beteja politike nuk ka qene e fokusuar ne asnje rrafsh tjeter por ndermjet malazezeve etnike dhe kolonise serbe aty. Eshte festuar fitorja e serbizmes pjese e te ciles eshte deklaruar qe do te jete edhe Abazovic.

Dritani perkunder te gjithe kesaj me larte. Nuk eshte djale i pamencur. Por ky nuk eshte kompliment sepse ai me vetedije eshte hyre ne nje vorbull te tille. Pikerisht kjo e ben te rrezikshem dhe antikombetar. Jo vetem per Shqiptaret por edhe per Malazezet etnike te cilet jane ne lufte te ashper kunder serbizmit te Malit te zi. Forcat opozitare proserbe po te kishin mundesi do ta unifikonin menjehere Malin e Zi me serbine dhe kjo platforme nuk eshte e padegjuar per ta. Kur e di une dhe secili shqiptar e di edhe Dritani. Prandaj veprimet e tij nuk jane pa prapavije. Skemi te bejme me naivitet por me veprime te qarta dhe te menduara mire.

Nuk eshte se “Milo Djukanovic” eshte i pafajshem, i drejte dhe i pagabueshem. Nuk them se partia e tij eshte e pakorruptuar dhe e pakriminalizuar. Por kjo nuk eshte aspak arsyetim qe Abazovic te shkoje e ti beje sherbim serbeve dhe forcave proruse te cilet dihet mire se cfare programi politik kane ndaj shqiptareve dhe malazezeve te cilet ne rrenje derivojne nga bashkesite parasllave dhe ju e dini kush jane ata.

Megjithate nuk eshte giithcka e kryer. Ka edhe pak kohe qe ky njeri te shpetoje nga njolla qe mund ta shoqeroje gjithe jeten. Jo vetem ne mesin e Shqiptareve sepse ata si ka pasur pas vetes kurre, por edhe tek malazezet qe e duan shtetin e tyre dhe luftojne te mbrojne identitetin e tyre”.