Genta Ismajli shtatzënë me biznesmenin turk(?)

Genta Ismajli ka ngritur dyshimet se është shtatzënë me foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale, shkruan panorama.al.com

Ajo postoi një foto e veshur me një fustan të bardhë dhe sytë e të gjithëve ishin tek barku i saj.

Ndjekësit vunë re se barku i këngëtares është i rrumbullakosur, duke komentuar se ajo është në pritje të ëmbël.

“Jeta është e bukur,”- shkroi Genta në përshkrimin e fotos.

Por këngëtarja nuk iu është përgjigjur komenteve të ndjekësve në lidhje me dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Ajo është prej disa kohë në një lidhje me biznesmenin turk Usta.

Genta është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës së saj dhe ata planifikojnë të martohen së shpejti me njëri-tjetrin. /mediafokus.info