Gëzim Kelmendi: Xhandarmëria e Serbisë shkelë tokën e Kosovës dhe i tregon ministrit të AAK-së si është me u martu burri me burrë!

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka bërë një reagim ndaj provokimit të xhandarmerisë serbe, por ky provokimin e ka drejtuar te politikanët aktualë, duke e ndërlidhur me miratimin e ligjit të martesave burrë me burrë.

‘Insistimit të qeverisë së Hoti përmes ministrit të AAK-së për me ia plotësu dëshirat seksuale komuniteteve të ndryshme, Serbia po i përgjigjet me invazion tokësor. Serbia në vend të “pushtimit” të zemrave të burrit me burrë, ka zgjedhur ta pushtoi tokën e Kosovës’, ka thënë Kelmendi.

Ministri i drejtësisë nga AAK-ja në kohë të fundit i ka dhënë shumë “zorr” qysh me ia mundësu me u martu burrit me burrë e gruas me gru.

Insistimit të qeverisë së Hoti përmes ministrit të AAK-së për me ia plotësu dëshirat seksuale komuniteteve të ndryshme, Serbia po i përgjigjet me invazion tokësor.

Serbia në vend të “pushtimit” të zemrave të burrit me burrë, ka zgjedhur ta pushtoi tokën e Kosovës.

Serbia në vend të plotësimit të dëshirave seksuale ka zgjedhur ta plotësoj ëndrrën e saj, ta ripushtoi tokën e Kosovës.

Në mes të ditës xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës ndërsa tri institucionet kryesore si presidenca, qeveria dhe parlamenti nuk kanë ide se çka po ndodhë.

Kanë rënë në gjumë të trullosur nga luksi që iu ofron pushteti ndërsa për shtetin dhe popullin nuk mërziten fare.

Presidenti e ka vendosur që pas 20 viteve të i viziton disa familje të dëshmorëve, kryeparlamentares i shkoi mandati duke u marrë me partinë e vet LDK-në, kryeministri i izoluar përshkak të infeksionit me COVID-19 po analizon a ka ndiku falja e namazit të Kurban Bajramit në përhapjen e Corona virusit, kryetari LDK-së po synon ta fitoi vendin e parë për reagime në FB, kryetari i VV-së po kërkon zgjedhje të reja në kulminacionin e pandemisë, kryetari i PDK-së e ka dertin a po din me gishta me formu simbolin e masonëve, kryetari i AAK-së përmes ministrit të vet po pret fillimin e dasmave për me i martu burrë me burrë.

Ndërsa Serbia po hyn në pik të ditës në tokën e Kosovës, po natën çka bon Serbia’, pyet Gëzim Kelmendi. /mediafokus.info