Gjendet e vdekur një 20-vjeçare

Sot është gjetur pa shenja jetë një vajzë 20-vjeçare nga Gllogjani i Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mëngjesin e sotëm, në ora 06:10, Policia e Kosovës është informuar për një rast, kur ka mbërritur e ka gjetur një trup të pa jetë. Vdekjen e ka konfirmuar kujdestari i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Njësitet policore kompetente e kanë kryer vendshikimin, prokurori ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Viktima është femër, rreth 20-vjeçare. Këto janë informacionet që ne i posedojmë deri më tani”, ka thënë Gashi. /mediafokus.info