Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një burrë dje në Prishtinë rreth orës 14:30, rast të cilin Policia e cilëson si “vrasje e dyshimtë”, raporton Mediafokus.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuthet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Mediafokus.info/