Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një shtetas i huaj në Prizren. Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete.

“Prizren 22.05.2020 – 00:16. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /mediafokus.info