Gjenerali i FSK-së: Ne respektojmë çdo vendim

Vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh kufizime në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve, e ka kundërshtuar presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti ka bërë thirrje që një vendim i tillë të mos respektohet, sepse është anti-kushtetues.

KALLXO.com ka kontaktuar me gjeneralin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama i cili tha se do e respektojnë gjithësecilin vendim në të mirë të qytetarëve, përcjellë express.com.

“Ne nuk kemi ndonjë orë policore sot. Ne e respektojmë çdo vendim qe vjen por institucioni ynë është institucion i shtetit dhe kur vlerësohet se, kanë nevojë qytetarët ne s’e pyesim orën policore. Nuk vlen vendimi për institucionin tonë. Ne jemi institucion shtetëror, ne i respektojmë rregullat, ne jemi në gjendje emergjente dhe duhet të veprojmë”, tha Rama.