Gjenerali në pension, Imri Ilazi ndalohet në Turqi sipas kërkesës së Serbisë

Ish-Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është ndaluar nga autoritetet e Turqisë, ku autoritetet e këtij vendi kanë zbatuar një kërkesë të Serbisë të lëshuar për Interpol.

Siç ka njoftuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hyseni Gucati, ndalimi i Ilazit, është bërë pas kërkesës së Serbisë në Interpol ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Gucati u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së që në këtë periudhë mos të dalin jashtë vendit.

Sipas tij, shteti turk nuk duhet të marrë parasysh listat e dërguara nga Serbia në Interpol.

Imri Ilazi, një kohë ka shërbyer edhe si komandant i Zonës së 6-të të TMK-së në Gjilan.