Gjilani nis shpërndarjen e mirënjohjeve për kontributdhënësit gjatë pandemisë

Komuna e Gjilanit ka filluar me ndarjen e mirënjohjeve ndaj atyre që kanë kontribuar për ta përballuar situatën e pandemisë, transmeton Mediafokus.info.

“Kemi filluar që t’i shpërndajmë mirënjohjet për të gjithë kontributdhënësit të cilët hapën dyert e humanizmit dhe zemrës së tyre të madhe përgjatë kohës së pandemisë. Janë të gjithë ata mërgimtarë, biznese vendore, qytetarë të ndershëm, të cilët dëshmuan më së miri se shqiptarët janë popull solidarë dhe e mbështesin njëri-tjetrin në kohë të mira e të vështira”, ka shkruar nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli, në profilin e tij, në Facebook.

Ai ka theksuar se në këtë kohë të vështirë pandemie, mësuam të kujdesemi jo vetëm për veten, por edhe për ata që jetojnë përreth nesh.

“Nuk ka shoqëri më të fuqishme se një shoqëri shqiptare që e di kujdeset jetën e tjetrit! Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj të çmueshëm, kontribut i cili do të jetë përherë në mbamendjen e çdo njërit prej nesh. #bashkeiadalim”, ka shkruar Ismajli./Mediafokus.info/