Gjilani e siguroi vetë Evropën, Drita e kishte siguruar nga java e kaluar

Gjilani nuk lejoi që skuadrat tjera të vendosin për fatin e tij, por iu përvesh vetë punës në fushën e blertë dhe e siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane (UEFA Europa League), si nënkampion.

Gjilani arriti ta mposht Flamurtarin në Prishtinë, i cili me këtë humbje (0:1) largohet nga Superliga, bashkë me Ferizajn, Dukagjinin dhe Vushtrrinë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Keita Razak (73′).

Ndërkaq Drita, e cila e kishte të sigurtë titullin që nga java e kaluar, për çka në mënyrë të tërthortë kontribuoi edhe Gjilani, sot ka pësuar humbje nga Ballkani me rezultat 2:1.

Sidoqoftë, të dyja skuadrat e Gjilanit sivjet arritën sukses të jashtëzakonshëm dhe të dyja siguruan pjesëmarrjen në garat evropiane, duke eliminuar kundërshtarë të fortë, si Ballkani, Prishtina e të tjera. /mediafokus.info/