Gjilani është në pritje të rezultateve për 91 mostra

Komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve për 91 mostra të cilat i janë marrë qytetarëve të kësaj komune për COVID-19.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e kryesuar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me këtë virus në këtë komunë, njofton kumtesa komunale, transmeton Mediafokus.info.

Drejtori Xhemaili, gjatë takimit ka thënë se është lajm i mirë rënia e infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19.

“Gjithsej të rezultuar pozitivë në Gjilan janë 577 qytetarë, 373 janë të shëruar, 183 raste aktive, të hospitalizuar 36 dhe të vdekur 21”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka konfirmuar se Gjilani është në pritje të rezultatit për 91 mostra, 41 prej të cilëve të klubit futbollistik SC Gjilani./Mediafokus.info/