Gjilani iu mundëson shkollim fëmijëve nga Shqipëria

Drejtoria Komuna e Arsimit në Gjilan iu mundëson qasje në arsim të gjithë fëmijëve nga Shqipëria, të cilët kanë ardhur dhe pritet të vijnë pas tërmetit të tmerrshëm atje.

“Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit. Në kuadër të identifikimit të fëmijeve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuar familjet”, ka njoftuar drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, në një status në rrjetin social Facebook. (foto: arkiv)