Gjilani merr pamje tjetër pas asfaltimit të rrugës Gjilan-Livoç i Ulët

Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës.
“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër. Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndiçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjese”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ulët ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.
Punimet i patën hapur zyrtarisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në vitin 2017.