Gjilani mposhtet nga Apoel dhe eliminohet nga Europa League

Gjilani është mposhtur midis stadiumit “Fadil Vokrri” nga skuadra qipriote, Apoel Nicosia, me rezultat 2-0, transmeton Mediafokus.info.

Por, kampioni i Qipros e arriti fitoren vetëm pas vazhdimeve.

Në minutën e 102-të, mysafirët i kaloi në epërsi Efrem, ndërsa në minutën e 114-të, Ndongala e thelloi epërsinë për të kaluar tutje.

Me këtë humbje, përfundon edhe ëndrra e Gjilanit për kualifikim në Europa League.

/Mediafokus.info/