Gjilani nderohet me çmimin e publikut në festivalin e Matit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” u shpërblye me çmimin e publikut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike, i cili u mbajt ne Bashkinë e Matit, konkretisht në qytetin e Burrelit në Shqipëri.

“Ansambli ynë u paraqit me këngë të pastra shqipe, kryesisht të trevës së Anamoravës, të cilët u mirëpritën nga publiku”, thotë Nehat Ferati, kryetari i ansamblit.

Edhe pse po përballet me vështirësi, ky ansambël po arrin të kultivojë traditat tona shekullore, duke iu falënderuar artistëve të shumtë gjilanas, të cilët kanë vullnet të pathyeshëm për të ruajtur këtë pasuri të papërsëritshme shpirtërore.