Gjilani ngjitet në pozitën e dytë, pas fitores ndaj Vushtrrisë

Gjilani arkëtoi tri pikë të reja në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Vushtrrisë.

Pas kësaj fitore me rezultat 3:0, gjilanasit ngjitën në vendin e dytë, të paktën përkohësisht, derisa nuk luhet ndeshja Prishtina-Dukagjini.

Sido që të jetë rezultati i rivalëve të drejtpërdrejt, gjilanasit mbetën prtendent i fortë për titull, të cilin aktualisht e mban Drita, skuadër kjo po ashtu nga qyteti i Gjilanit.

Gjilani, pos që shënoi tri herë, bëri edhe një lojë të mirë, e cila nga objektet përreth stadiumit u përcoll dhe u mbështet nga një grup tifozësh besnikë./mediafokus.info