Gjilani nis aksionin për pastrimin e varrezave të qytetit

Në Gjilan sot ka nisur aksioni për pastrimin e varrezave të qytetit, i cili do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë, ka thënë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili së bashku me kryetarin Lutfi Haziri dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, filluan këtë aksion në pastrimin e varrezave të qytetit.

“Apelojmë që këtë aksion secili ta shëndërron në aktivitet praktik në pastrim dhe mirëmbajtje, para shtëpisë, lagjes dhe fshatit të vet. Shëndeti publik është më i rëndësishmi, prandaj bazuar në këtë rolin kryesor në këtë e ka ambient i pastër, gjelbrimi dhe përkujdesja më e madhe”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, Naim Aliu, kryetar Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka thënë se pastërtia e shpirtit, trupi dhe rrethit ku jetojmë është detyrë e secilit që të angazhohet në çdo kohë.

“Ne e besojmë caktimin e Zotit dhe në këtë muaj të Ramazanit, sikur çdo herë, jemi të përgatitur që të ballafaqohemi edhe me të papriturat që mund të na vijnë sikur kjo pandemi, por besimtari në asnjë mënyrë nuk e ka lënë adhurimit ndaj Zotit, kujdesit ndaj higjienës dhe në këtë fazë do të jemi të vendosur edhe në pastrimin e ambientit”, ka thënë kryetari Aliu./Mediafokus.info/